Report TV - Suksesi/Barak Marshall,hymn lirie me “Monger” e balerinët shqiptarë

  • 8 years ago
Baleti ?Monger? që u ngjit në skenë këtë fundjavë me koreografinë e izraelitit Barak Marshall, një nga artistët më të njohur në botë, ka emocionuar publikun.

Përmes duartrokitjeve, publiku ndoqi një balet ndryshe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Performohet teatër dhe vallëzohet me materiale muzikore të vështira për t?u interpretuar, por të vlefshme për të shfaqur potencën e balerinëve shqiptarë në skenë.

Barak Marshall punoi me javë të tëra me balerinët. Gjatë provave ai u shpreh se kishte mbetur i befasuar prej tyre.

Baleti ?Monger? nga një fabul e thjeshtë, ku një zonjë burgos në bodrumin e shtëpisë shërbëtorët, kthehet përmes vallëzimit në një hymn lirie.

?Ëndrra për lirinë ka qenë një përpjekje shekullore që e ka përjetuar, jo vetëm populli i Izraelit, por edhe ai shqiptar?, tha Barak Marshall

Me muzikë nga Balkan Beat Box tek Handel, nga Verdi tek muzika tradicionale izraelite e më gjerë, baleti ?Monger? mbetet një nga premierat më të rëndësishme të sezonit artistik.

Recommended