Report Tv-Tri pikëpyetjet mbi zhdukjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi

  • 5 years ago
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar duke dhënë versionin e saj zyrtar mbi zhdukjen misterioze të 100 pasaportave shqiptare në datë 13 shkurt. Ministria sqaron se makina diplomatike që po transportonte pasaportat nga Janina në drejtim të ambasadës shqiptare në Athinë është sulmuar në kryeqytetin grek. Pasaportat janë zhdukur duke u marrë nga personat, që sipas ministrisë sulmuan makinën.

Por si ndodhi kjo ngjarje? Ministria e Jashtme thekson se ambasada jonë në Athinë kishte autorizuar një punonjëse të kompanisë së autobusëve ?Top Lines? të aplikonte për 100 pasaportat te kompania ALEAT në Tiranë dhe më pas ti tërhiqte për ti dërguar në Greqi. Pas trëheqjes, pasaportat u nisën drejt vendit fqinj me autobus (jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike). Në Kakavijë gjatë kontrollit autoritetet greke kanë zbuluar pasaportat duke i bllokuar, ndërsa ndërhyri konsullata shqiptare në Janinë duke bërë të mundur zhbllokimin.

Category

📺
TV

Recommended