Mbyllen jetimoret, Klosi urdhër për gjetjen e familjeve kujdestare për 140 fëmijë- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda vitit 2016 do të mbyllen qendrat rezidenciale të përkujdesjes për fëmijë. Qeveria parashikon shkrirjen e tyre dhe kthimin vetëm në qëndra ditore. 140 të mitur jetim apo me statusin e jetimit social do të akomodohen pranë familjeve kujdestare ose familjeve të tyre biologjike. Identifikimi i familjeve kujdestare do të bëhet nga pushteti vendor, ndërsa monitorimit i kritereve të tyre nga Inspektoriati i Punës.
140 fëmijët me statusin jetim apo jetim-social brenda vitit 2016 duhet të akomodohen në familje kujdestare, ose në familjet biologjike.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në takim me kryetarët e Bashkive i urdhëroi ata të identifikojnë familje që kanë mundësi ekonomike dhe dëshirojnë të marrin përsipër kujdestarinë e fëmijëve jetim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbyllen-jetimoret-klosi-urdher-per-gjetjen-e-familjeve-kujdestare-per-140-femije/

Recommended