Urdhër-arrestet e UÇK, Abazi: Pasojë e vendimit djallëzor për krijimin e Speciales për shqiptarët

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Ditën e djeshme (25 shtator), Eulex bastisi zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, duke arrestuar dhe kryetarin e saj, Hysni Gucati.

Nënkryetari, Sali Mustafa u arrestua sot dhe të hënën do të paraqitet para gjykatës në Hagë.

Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi e konsideron fatkeqësi faktin që 20 vite pas përfundimit të luftës, luftëtarët e UÇK-së, po përballen me një proces i cili ishte u bë gabimisht nga politika.

Në një lidhje nga SHBA përmes Skype për ?RTV Ora?, Abazi u shpreh se kjo situatë është pasojë e një vendimi të pamençur dhe djallëzor i vitit 2015, duke krijuar një Gjykatë Speciale vetëm për shqiptarët.

Haki Abazi: ?Mendoj se është fatkeqësi që 20 vite pas përfundimit të luftës, ne shohim njerëzit të cilët kanë qenë në luftë duke u ballafaquar me një proces i cili është kryesisht pasojë e gabimeve të bëra në hapa nga njerëzit që kanë udhëhqur politikën në 20 vite. Kryesisht e udhëhequr nga presidenti Thaçi. Janë pasoja të dhimbshme dhe të dëmshme, për individët por edhe për Kosovën. Në vend se të flasim për rezultatit e 20 viteve, ne po merremi me procese ku realisht opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar, është i tmerruar ,e atë se çfarë po ndodh. Kjo është pasojë e një vendimi të pamençur dhe djallëzor i vitit 2015, duke krijuar një Gjykatë Speciale vetëm për shqiptarët.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/urdher-arrestet-e-uck-abazi-pasoje-e-vendimit-djallezor-per-krijimin-e-speciales-vetem-per-shqiptaret/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended