Report TV - Jetimët, Klosi: Do gjejmë familje kujdestare, jetimoret qendra ditore

  • 8 years ago
Qendrat rezidenciale ku qëndrojnë sot fëmijët janë drejt mbylljes. Në takimin me kryetarët e bashkive, Ministri Blendi Klosi bëri të ditur se fëmijëve jetimë do t?ju gjendet familje kujdestare dhe ky proces do të realizohet nga bashkitë brenda këtij viti. Jetimoret do kthehen në qendra ditore ku do qëndrojnë fëmijët.

Bashkitë nga ana e tyre e kanë mirëpritur nismën e ministrisë, por kanë kërkuar më shumë fonde.

Por nëse do të ketë fëmijë që nuk i?u është gjetur ende familje kujdestare, qendrat do të vijojnë të jenë hapur.

Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale do të mbeten hapur vetëm disa qendra për fëmijët që do të merren në kujdestari nga shteti.

Pas skandalit në jetimoren e Shkodrës, duket se zgjidhja për fëmijët jetimë do të jenë familjet dhe jo qendrat rezidenciale.

Recommended