Sufle spinaqi 1. Lajmë spinaqin mirë 2. E presim jo shumë hollë në mënyrë të njëtrajtshme 3. E shtypim në një enë me pak kripë që të nxjerrë ujin e tepërt 4. Presim gjysmë qepe imët, 2 thelbinj hudhër, 3 deri 5 fije pançetë. 5. Me të njëjtën rradhe i kaverdisim në tenxhere të nxehtë me pak vaj ulliri deri sa të marrë ngjyrë të florinjtë. 6. Shtojmë spinaqin dhe e përziejmë mirë për 5 deri 6 minuta 7. Në një enë kemi përzierë 120 ml pana me 2 kokrra vezë të cilat i hedhim në tenxheren ku është spinaqi. 8. E përziejmë deri sa të përftojmë një masë të njëtrajtshme për vetëm 1 minutë mbi zjarr. 9. Shtojmë piper të zi (kokërr të prerë), djathë të bardhë në kubikë 10. E vendosim në një tavë duke i shtuar grana padano të grirë dhe spec të grirë pluhur. 11. E pjekim për 5 deri 7 minuta në furrë në temperaturë 160 deri 170 gradë celcius.