Intervistë për Ora News - Manjani përshëndet vendimin e Kushtetueses për pronat

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese qe rrezoi kerkesen e presidentit, të PD dhe shoqatave te ish pronareve per pezullimin e ligjit te pronave. Në një intervistë ekskluzive për Ora News, pak minuta pas ketij vendimi, Manjani shpjegoi pasojat qe mund te sillte pezullimi.
Manjani: Sigurisht që jam i gëzuar që Gjykata Kushtetuese pranoi ose reflektoi apo ktheu në trakun ligjor gjykimin e kësaj çështje duke gjykuar gjithçka në seancë të hapur. Kjo ka qenë ftesa ime e p ara pak ditëve që Gjykata Kushtetuese të gjykojë dhe shqyrtojë çdo kërkesë eventuale në seancë plenare. Gjykata ka arritur në një konkluzion shumë më të pjekur, shumë të të arsyeshëm sepse pezullimi i këtij ligji do të ishte realisht një katastrofë, katastrofë organizative, njerëzore mbi të gjitha një katastrofë për të gjithë njerëzit që janë në sportelet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës dhe që kërkojnë të zbatohet ligji.
Ministri Manjani, shpjego nje hap te rendesishem te insitucuionit qe drejton që lidhet me ekspertet dhe avokatet ne gjykata. Ai njoftoi se permes nje letre derguar te gjitha gjykatave ne vend kerkon prej tyre që të zgjedhin ekspertë të licensuar për çështje të ndryshme, dhe avokatët të paraqesin dokumentin e ushtrimit të profesionit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/manjani-pershendet-vendimin-e-kushtetueses-per-pronat-leter-gjykatave-per-eksperte-dhe-avokate-me-license/

Recommended