Top News - Presidenti Thaçi fton partitë që ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

  • 4 years ago
Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të rregullt dekretin e tij për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, zyra e Hashim Thacit njoftoi një konferencë për shtyp në hyrje të Presidencës.

Thaçi i ka bërë thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim dhe kërkoi të formohet sa më shpejt qeveria e re.

?Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t?i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën?, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në arsyetimin e saj, Gjykata sqaronte se kur një qeveri nuk i mbijeton një mocioni mosbesimi në kuvend dhe nëse partia fituese e zgjedhjeve dështon të mandatojë një kandidatë për kryeministër, atëherë kjo e drejtë i kalon një partie tjetër.

?Në të gjitha rastet kur dorëheqja e kryeministrit apo mbetja e postit përkatës i lirë për arsye tjera, ka rezultuar në rënien e qeverisë edhe kur dorëheqja e qeverisë është rezultat i një mocioni të suksesshëm mosbesimi, me kushtin që pas këtij mocioni nuk ka pasuar shpërndarja e kuvendit sipas parimeve të sqaruara më lart, aktivizohet paragrafi 5 i nenit 95 të Kushtetutës, i cili detyron presidentin për të mandatuar kandidatin e ri për kryeministër?, thuhet në vendim.

Duke e skandaloze lëvizjen e Gjykatës kushtetuese, Vetëvendosja ka paralajmëruar revoltë ndërsa vetëm pak orë para shpalljes së vendimit, bëri dhe ?provën gjenerale? për rezistencën në sheshet përpara institucioneve qendrore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#Kosovo#TopChannel

Recommended