Studimi i qeverisë - Ndriçimi publik dhe plazhet, sektorë të tjerë për partneritetin publik-privat

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sektorët më të përshtatshëm, sipas qeverisë, për partneritet publik-privat në qeverisjet vendore janë ndriçimi publik dhe plazhet publike.
Këtë e deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një konference me USAID për PPP, i cili tha se kostot për këto dy sektorë nuk mund të përballohen nga bashkitë pasi janë të larta.
Ahmetaj: Përsa i përket pushtetit vendor janë të njëjtat parime që ka pushteti qëndror për të bërë një PPP apo për të bërë një koncesion. Janë 4 fusha të rëndësishme ku pushteti vendor mund të jetë shumë proaktiv.
Deri më dje dikur merrej përcillje një ofertë epakërkuar me dy letra. Dy letra kthehej në ofertë të pakërkuar. Ndryshimi i ligjit e detyron privation që duan të bëjnë një ofertë të pakërkuar për një PPP, të kenë një studim fisibiliteti shumë të avancuar, në mënyrë që administrat të ketë mundësi të studiojë vlerën e parasë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ndricimi-publik-dhe-plazhet-sektore-te-tjere-per-partneritetin-publik-privat/

Recommended