I pasur dhe jetëgjatë/ Studimi: Kush ka para jeton më gjatë

  • 4 years ago
Pasuria të shton të paktën nëntë vite jetëgjatësi: një jetë pa kufizime dhe dhimbje. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim 10 vjeçar, i kryer në Britaninë e madhe dhe ShBA, që ka shqyrtuar të gjithë faktorët socialë dhe ekonomikë që qëndrojnë pas arsyeve përse njerëzit bien në shëndet të keq ndërsa plaken.


Sipas kërkuesve, pabarazitë socio-ekonomike në jetëgjatësi, ishin të ngjashme në të gjitha moshat në Angli dhe ShBA, por avantazhet më të mëdha socio-ekonomike në të dyja vendet, i kishin të pasurit.

Ndërsa jetëgjatësia është një indikues i dobishëm i shëndetit, cilësia e jetesës me kalimin e viteve është thelbësore në përcaktimin e shëndetit.

Në studim, njerëzit u ndanë në dy grupe, bazuar në pasurinë e tyre. Më pas u bënë krahasime mes të pasurve dhe atyre jo të pasur. Të dhënat treguan se 50 më të pasurit në Angli dhe Shtetet e bashkuara jetonin më gjatë dhe më të shëndetshëm në krahasim me ata në grupet më të varfra.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Longevity#Economy#TopChannel

Recommended