Report TV - Aksident rrugor në Lushnje, vdes "Ditën e Verës” nëna e 5 fëmijëve

  • 8 years ago
Një aksident rrugor i ka marrë jetën ?Ditën e Verës? një nëne të 5 fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur "Karbunarë" ku viktima Asime Manko, 55 vjeç, nënë e 5 vajzave është përplasur nga një automjet tip fuoristradë me targa AA477 LS.

55-vjeçarja po ecte në rrugë, kur është përplasur nga makina që drejtohej nga20-vjeçari Valentino Ismaili i cili është arrestuar pas aksidentit.

Sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Recommended