Report TV - Fier, makina përplas çiftin e bashkëshortëve, vdes burri

  • 8 years ago
FIER- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është rregjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07.20 në rrugën Levan-Fier në vendin e quajtur ?Qafa e Koshovices? në Fier.

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Hajredin Hoxha 66 vjeç, i cili u përplas nga një automjet tip "benz" me targa FR 4486D, ndërsa po ecte në rrugë sëbashku me bashkëshorten e tij, Floresha Hoxha e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga aksidenti, ku siç shihet edhe në foto makina ka dalë nga rruga dhë është përmbysur, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i benzit, 19 vjeçari me inicialiet K.P dhe një pasagjer i tij. 66-vjeçari humbi jetën në spital.

Recommended