Report TV - Zgjedhjet, Balla: Kongresi i PS do të mbahet në 19 mars 2016

  • 8 years ago
Partia Socialiste ka përmbyllur procesin zgjedhor të strukturave të saj në 90 përqind të strukturave të saj në rrethe dhe brenda muajit shkurt do të zgjidhen delegatët e kongresit të përgjithshëm, që tashmë e ka një datë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se kongresi i socialistëve do të zhvillohet me 19 mars.

?Në 90 përqind të territorit të Shqipërisë, Partia Socialiste ka përmbyllur zgjedhjet për kryetarët e organizatave të partisë dhe në shkurt jemi të gatshëm që të nisim procesin e zgjedhjes së delegatëve të Kongresit. Do të kemi një proces votimi ?një anëtar, një votë? për delegatët dhe brenda muajit shkurt do të jemi gati që të zhvillojmë kongresin. Tashmë mund të themi edhe që ka një datë për këtë dhe ajo do të jetë 19 mars 2016?, tha Balla.

Deputeti socialist shtoi se PS bëhet forca e vetme politike në vend që ka një regjistër dixhital për anëtarësinë e saj, ndërsa tha se në disa zona të vendit, strukturat e partisë u janë nënshtruar një rinovimi tërësor.

?PS prej muajsh është në një proces ristrukturimi dhe zgjedhor brenda saj. Prej datës 1 shtator në gjithë strukturën organizative të PS kemi filluar një proces që ka një rritje spektakolare të numrit të anëtarësisë. Ne ndamë sot me njëri-tjetrin të dhëna të hedhura në sistem ku rezulton rritej e anëtarësisë në çdo organizatë.

Kemi bërë ristrukturim tërësor të përmbajtjes së organizatave dhe organizimit partiak. Kemi filluar gjithçka nga zero në disa organizata. Kemi si parim rritjen e numrit të anëtarësisë, dhe përfaqësimin gjinor. Synojmë rritje deri në 30 % të anëtarësisë në përbërje gjinore, dhe 25% rritje të anëtarësimeve të moshës 18-25 vjeç. Çdo anëtar i PS ka një kontakt online me njësinë rajonale të PS ku merr informacion për çështje programore të partisë. Në 90 % të territorit ët vendit PS ka përmbyllur zgjedhjet për kryetarët e organizatave socialiste, që janë qeliza bazë organizative e Partisë?, tha Balla.

Balla shpjegoi edhe arsyet e vonesës së kongresit, i parashikuar fillimisht në fund të muajit janar. Ai tha se procesi i anëtarësimeve dhe fluksi bënë të nevojshme shtyrjen e tij me disa javësh.

Recommended