Privatizimi i OSHEE, MEI çon në Prokurori 3-ish Ministra të Berishës- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Energjisë dhe Industrisë kallëzon në Prokurori tre ish-Ministra të qeverisë Berisha për shkelje në privatizimin e OSHEE, favorizimin e mëtejshëm të kompanisë CEZ a.s gjatë aktivitetit të saj dhe mosmarrjen e masave të duhura në mbrojtje të interesave të shtetit shqiptar, pas heqjes së licencës për CEZ Shpërndarje.
MEI thotë se pas auditimit të thellë që i është bërë këtyre proceseve, ka kallëzuar në prokurori 3 ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima; 2 ish-zv.ministrat Enno Bozdo dhe Neritan Alibali; ish-këshilltaren e ish-Kryeministrit Suzana Guxholli; ish-Drejtoreshën e Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare në ish-METE Mimoza Vokshi, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/privatizimi-i-oshee-mei-con-ne-prokurori-3-ish-ministra-te-qeverise-berisha/

Recommended