Pesë të arrestuar për dhunën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhuna dhe shkatërrimet gjatë protestës së opozitës, nga kryeministria deri te bunkeri pranë Ministrisë se Brendshme, jane pasuar nga ndalimet e policisë. Organizatori i tubimit, Enno Bozdo është proceduar penalisht, bashke me përfaqësuesin e ish te përndjekurve politike, Besim Ndregjoni. Bozdo dhe Ndregjoni do të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme si dhe per thirrje per kryerjen e veprimeve te dhunshme. Ndërkohë, policia ka arrestuar 5 persona nen akuzën e shkatërrimit te pronës, prishje të qetësisë publike dhe mosbindje të urdhrit të policisë. Të prangosurit janë Aurel Filaj, Suzana Dimushi, Xhulian Calai, Arben Hajdari dhe Andi Kuka. Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë. Menjëherë pas protestës së Partisë Demokratike, Prokuroria dhe policia nisën hetimet, duke grumbulluar provat para kryeministrisë dhe tek bunkeri si dhe duke marre pamjet filmike për të bërë zbardhjen e plotë të akteve te dhunshme.

Recommended