Goditen të “fortët”: 54 të arrestuar në një javë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka deklaroi se brenda kësaj jave janë arrestaur 54 persona të identifikuar me precedent kiriminalë apo si prishës së rendit.Në një deklaratë për mediat, drejtori i sigurisë publike, Gjovalin Loka teksa pasyroi punën e policisë gajtë javës që lamë pas u shpreh se konkretisht janë arrestuar:- 12 persona të arrestuar, me precedentë penalë;- 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar;- 18 të arrestuar, si prishës të rendit.- 5 të arrestuar për akuzën e ?armëmbajtjes pa leje?Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamë pas në akset rrugore, banesa, lokale janë sekuestruar:- 8 armë zjarri;- rreth 3.6 kg Kokainë e Heroinë;- rreth 110 kg Cannabis.Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor ?Ndëshkimi i të fortëve? nga strukturat vendore të Policisë, që prej datës 20 Shtator kur kanë nisur kontrollet, në total janë arrestuar rreth 390 persona në kontrollet proaktive në territor:Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj., janë sekuestruar 57 armë zjarri të llojeve të ndryshme, mina me telekomandë, tritol e municion luftarak.
Recommended