Ruçi: Impulse të reja nuk do të thotë ndryshim kabineti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga dita e shtune, te gjithë ministrat do te zbresin ne terren, për t?u ballafaquar me votuesit dhe strukturat lidhur me premtimet apo pritshmërite e publikut nga qeverisja e majte. Lajmin e ka konfirmuar numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ne intervistën e dhëne për emisionin ?Kapital? ne ?Vizion Plus?.?Duke filluar nga dita e nesërme e deri ne mes te muajit dhjetor, jo vetëm Edi Rama po e po, por nen drejtimin e Edi Rames i gjithë kabineti qeveritar do te jete ne takime intensive me te gjithë zgjedhësit tanë me strukturat tona, për te komunikuar me ta lidhur me ato qe kane bere ne këto dy vjet qeverisje dhe me ato qe do te bëjnë ne dy vitet e ardhshëm te qeverisjes?.Por si e sheh qeverisjen e deritanishme njeriu me i rëndësishëm ne Partine Socialiste pas Edi Rames. Kryetari i Asamblesë Kombëtare Ruçi, nuk është i kënaqur, madje deklaron se vete kryeministri është njeriu me i pakënaqur.?Unë e njoh mire Edi Ramen dhe besoj qe njeriu me i pakënaqur ne ate qeveri është vete Edi Rama. Pasi kam kaluar shume kryeministra ne këto 25 vjet dhe e vlerësoj per vizionin qe ka per qeverisje, per përkushtimin, per energjinë, per kohen qe ve ne dispozicion per marrëdhëniet qe ndërton. Nje njeri qe ka një vizion te tille, një përkushtim dhe nje ambicie te tille natyrisht qe është i pakënaqur me efektivitetin dhe nuk është i lumtur Edi Rama. Ndryshimi i qeverise është ekskluzivitet dhe atribut vetëm i atij qe drejton kabinetin dhe ai merr përsipër edhe kostot?.Ruci shuan çdo dyshim per krisje brenda mazhorances duke theksuar se koalicionin mes PS-se dhe LSI-se funksionon. Ai lexon ndryshe deklaratën e përsëritur te Ilir Metes për nevojën e impulsive te reja ne qeveri.?Impulse te reja, nuk do te thotë emra te rinj ne kabinetin qeveritar. Nese do te vazhdojmë me lodra fjalësh ky është tjetër muhabet. Per mua asnjëherë, nuk ka përsosmëri. Unë e shikoj funksionimin e koalicionit jo tek deklaratat qofte edhe individuale te njërit apo te tjetrit. Po une e shikoj ne qëndrimet dhe veprimet kolegjiale qe mbahen si nga LSI edhe nga partia socialiste ne kabinetin qeveritar dhe ne sallën e parlamentit?.I pyetur lidhur me diskutimet për nje ndryshim te mundshëm te sistemit zgjedhor, kryetari i Asamblesë Socialiste mohon qe te ketë negociata me Partine Demokratike, por qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje.?Une jam partizan për mazhoritar te pastër, po absolutisht per mazhoritar te paster. Qe do te thotë ballafaqim balle përballë kush te fitoje. Por këtu nuk behet fjale se ç?mendoj unë. Pse? Asnjë parti e vetme qofte kjo Partia Socialiste, Partia Demokratike, LSI nuk mund te ndryshoje kështu sistemin. Pra per sistemet zgjedhore ne përgjithësi dhe kodin ne veçanti, duhet nje dakordesi e plote e spektrit politik, te paktën atij parlamentar?.Gramoz Ruçi ka folur edhe per reformën ne drejtësi dhe dekrimnalizimin, te cilat i konsideron si dy sfidat me te mëdha te ma...

Recommended