Pranë marrëveshjes për qeverinë në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat politike ne Maqedoni janë pranë arritjes se nje marrëveshjeje per qeverinë e përkohshme, per te cilën jane përfshire ne debate prej javësh. Mediat thonë se është gjetur konsensusi per kompetencat e ministrave e zëvendësministrave dhe per Ligjin per Përgjimet. Per çdo vendim te ministrit te Brendshëm qe duhet te jete nga radhet e LSDM-se, zëvendësi i tij nga VMRO-DPMNE do te kete drejte vetoje. Ne rast konflikti mes tyre çështja i kalon Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Edhe per pjesën me te madhe te ligjit te Përgjimeve, partite kane rene dakord. Ligji parashikon dënime për mediat që do të publikojnë biseda private të personave që nuk kryejnë funksione publike, por do te lejohet publikimi i çështjeve me interes publik, përfshire edhe bisedat private të funksionarëve dhe politikanëve. Palet jane prane konsensusit edhe për Ligjin për mbrojtjen e informatorëve. Vonesat ne zbatimin e marrëveshjeve te 2 qershorit dhe 15 korrikut mund te ndikojnë edhe ne shtyrjen e dates se zgjedhjeve qe jane parashikuar te mbahen 24 prillin e ardhshëm.

Recommended