Situatë e rënduar nga reshjet në Juglindje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shirat e rënë gatë 24 orëve të fundit, kanë rënduar sërish situatën në Juglindje te vendit. Më problematike situata paraqitet ne njësinë administrative Moglice ne Bashkinë e Maliqit. Kryetari Gëzim Topçiu tha për Vizion Plus se në fshatin Nikollare nga dalja e lumit janë rrezikuar disa banesa. Reshjet e dendura kane fryre serish lumin e Vërdovës dhe për pasoje uji ka depërtuar në pjesën me të madhe të banesave që shtrihen përgjatë shtratit te tij. Bashkia ka nisur me prishjen e urave provizore te ndërtuara nga vete banoret mbi këtë lume, pasi përbejnë rrezik per jetën e njerëzve. Dalja e lumit ka krijuar probleme ne qarkullim ne hyrje te qytetit te Ersekës. Prefekti i Korçës ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile për te mbajtur nën kontroll të gjithë situatën e krijuar në juglindje te vendit. Ndërkohe ne disa fshatra ne zonat e thella malore ka mungese te energjisë elektrike.

Recommended