Juglindje, situatë e rënduar nga reshjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta kane sjelle probleme edhe ne juglindje te vendit. Korça, Erseka dhe Pogradeci ketë te diele janë përfshire nga shirat e rrëmbyeshëm, e për rrjedhoje ka patur bllokime te rrugëve qe lidhin Korçën me Ersekën dhe Maliqin me Moglicën. Për disa ore këto segmente rrugore kane qene te pakalueshme. Situata me e renduar paraqitet ne Podgorie, një fshat ne Pogradec, ku shirat kane sjelle dëme ne banesa, ne orenditë shtëpiake si dhe bagëti. Ne ketë zone lumi i Verdoves ka dale nga shtrati, ndërsa ka patur edhe rrëshqitje inertesh nga Mali i Thate, duke rrezikuar edhe jetën e banoreve.

Recommended