Rama mbyll vizitën në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeministrin Edi Rama pas dy vitesh qe vendi drejtohet nga e majta imazhi i Shqipërisë është përmirësuar dhe takimet ne Nju Jork kane qene nje prove per ketë. Ne mbyllje te vizitës ne Shtetet e Bashkuara lideri i maxhorances Rama ka theksuar se tashme Shqipëria është vendosur ne kushtet kur vlerësohet realisht per atë qe ka bere. Por vizita ne Nju Jork ka pasur ne fokus edhe ceshtjen e Kosovës, nje ceshtje qe Edi Rama e ngriti gjate fjalës ne Asamblenë e Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara.?Përsa i përket Kosovës besoj që jo thjesht sepse ky është një detyrim i patjetërsueshëm për këdo që përfaqëson Shqipërinë në çdo forum ndërkombëtar, por edhe sepse në fazën në të cilën ndodhet sot rajoni, njohja plotësisht e Kosovës dhe integrimi i saj në Kombet e Bashkuara do të ishte një shtysë e madhe për procesin e paqes dhe ndërveprimin rajonal dhe do të ishte një gjë shumë e mirë dhe për vetë Serbinë. Unë e pashë të udhës të këmbëngul në këtë tezë. Nga ana tjetër për sa i përket Kartës Globale është një ide që është pritur jashtëzakonisht mire dhe kjo më ka inkurajuar ta përsëris që ne të bëhemi bashkë me vendet e tjera, por ne do ta fillojmë këtë si Shqipëri për të përfshirë në kurikulën e sistemit tonë arsimor një kartë vlerash, që do të thotë një kartë ku të gjithë fëmijët edhe më të rinjtë të njihem me domosdoshmërinë dhe të kuptojnë domosdoshmërinë e respekti të fesë së tjetrit, të identitetit të tjetrit, të ngjyrës së tjetrit të historisë së tjetrit e kështu me radhë.?Kryeministri Rama ka folur edhe per nje qasje te re ndaj diasporës ne Shtetet e Bashkuara.?Kemi vendosur të organizojmë një samit të parë të Diasporës ku do të ftojmë njerëz nga e gjithë Diaspora shqiptare në Amerikë ose Europë, njerëz me kontribute të kahershme, njerëz me kontribute të reja, njerëz të sferave të ndryshme për të bërë një diskutim të madh kombëtar për të parë se çfarë mund të bëjmë sëbashku lidhur me marrëdhënien dhe ndërveprimin me diasporën.?Gjate qëndrimit ne Shtetet e Bashkuara kryeministri Edi Rama përveç pjesëmarrjes ne Asamblenë e Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ishte pjese e samitit te liderëve botërore per luftën kundër ISIS te organizuar nga presidenti Obama.

Recommended