Serbia mbyll doganën në Preshevë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rritja e tarifës prej 100% për mallrat serbe nga qeveria e Kosovës, ka vënë në lëvizje Beogradin. Qeveria serbe njoftoi mbylljen e terminalit doganor në Luginën e Preshevës me arsyetimin se ditët e fundit është shënuar një rënie E importit dhe eksportit në këtë pikë doganore.Përmes një deklarate për shtyp, ministria e Financave dhe Ekonomisë së Serbisë njoftoi se terminali do të zhvendoset në Vranjë, rreth 40 km nga kufiri.Mbyllja e terminalit ka shkaktuar reagime në Luginën e Preshevës. Drejtuesit shqiptarë atje e konsiderojnë vendimin e qeverisë serbe si të motivuar politikisht, çka do të sjellë dëme për shqiptarët e Luginës, të cilët përbëjnë rreth 95% të popullsisë së zonës.Prishtina zyrtare ende nuk ka reaguar për kundërpërgjigjen e Beogradit ndaj vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj i cili njoftoi rreth një javë më parë rritjen e taksave në 100% për mallrat serbe.E ndërsa tensionet Kosovë-Serbi janë në rritje, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn pritet të takohet nesër me zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës ku do të diskutojnë për taksën e Prishtinës.

Recommended