Fullani kërkon gjykim të shkurtuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse kërkoi të shpallet i pafajshëm, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, nuk ka pranuar që procesi ndaj tij te zhvillohet normalisht e thëne ndryshe me dëshmitar, por te vijoje me gjykim te shkurtuar, duke pranuar faktet ne gjendjen që janë. Kërkesa u paraqit ne seancën e kësaj të marte ne Gjykatën e Tiranës nga avokati mbrojtës i të akuzuarit, i cili nuk kishte preferuar të ishte vete i pranishëm në seancë. Me këtë kërkesë ishte dakord edhe përfaqësuesi i akuzës. Ne këto kushte edhe gjyqtari i çështjes Artan Gjermeni vendosi ta pranojë kërkesën, duke caktuar datën 6 tetor për të dëgjuar konkluzionet e akuzës dhe të mbrojtjes. Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani u akuzua pas vjedhjes së 713 milion lekeve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Për ketë ngjarje u akuzuan 18 persona, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar përveç kryeinspektores së bankës Elivar Golemi, procesi ndaj të cilës vazhdon ende.

Recommended