Parlamenti Europian kërkon nga Shqipëria që të plotësojë 15 kushte - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brukseli po planifikon mbledhjen e ardhshme të këshillit ku do të vendoset fati i konferencës së parë ndërqeveritare. Por përpara këtij vendimi, parlamenti europian këmbëngul në përmbushjen e 15 kushteve. Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenim, eurodeputetët miratuan amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane ku thuhet: ?Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare me shtetet anëtare?. Eurodeputeti kroat Tonino Picula propozoi që të miratohet një buxhet shtesë në mbështetje të reformave, për vendet kandidate.?Ky raport thekson perspektivën e bazuar në meritë për anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në union. Kjo është edhe në interesin e të dyja palëve. Tani është koha për implementimin e vendimeve dhe propozimeve nga vendet candidate, prandaj është e nevojshme që këshilli të shtojë financimin në këtë kontekst.?Ndërsa komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelji theksoi se rruga e vetme e sigurt drejt anëtarësimit është ajo e zbatimit të reformave.?Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë të zbatojë reformat. Kërkohet më shumë punë mbi sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut. Komisioni do të shikojë përparimin e arritur në paketën vjetore që do të prezantohet në vjeshtë.?Komisioneri Varhelji bëri të ditur se në muajt në vijim do të prezantohet një Plan Ekonomik dhe Investimesh për Ballkanin Perëndimor për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë dhe për ta afruar rajonin më pranë BE.

Recommended