Greqia voton paketën e dytë të masave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Cipras dhe qeveria e tij përballet me një tjetër votim në parlament lidhur me paketën e dytë të masave të kërkuar nga kreditorët ndërkombëtar, që i hap rrugë bisedimeve për lëvrimin e borxhit prej 86 miliardë eurosh. Kryeministri Cipras i kërkoi të gjithë deputetëve të partisë s tij që të mbështesin me votë masat antikrizë, që mundësojnë qëndrimin e Eurozonë të Athinës. Por pavarësisht thirrjeve të tij, kryeministri Cipras do të hase rezistencën e 39 deputetëve më radikalë të kësaj partie përfshi dhe ish ministrin e financave Janis Varufakis. Ky i fundit e ka shprehur publikisht qëndrimin e tij, se kjo paketë do të sjellë falimentimin e shtetit. Megjithatë, pavarësisht këtij rebelimi, edhe paketa e dytë e masave pritet të marrë mbështetjen e partive opozitare, njësoj si në votimin e parë. Këtë herë në kuvend do të votohet për miratimin e një kodi, i cili mundëson mbrojtjen civile të qytetarëve të cilët janë në procese gjyqësore. Kodi nënkupton lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e kostove të tyre. Gjithashtu pjese e tij është dhe miratimi i një kërkese te unionit për të mbrojtur depozitat e qytetareve, të cilat janë nën 100 mijë euro. Sa i takon heqjes së pensioneve suplementare dhe rritjes së taksave, këto do të diskutohen dhe votohen pas muajit gusht nga ligjvënësit në Athinë. Paralelisht me debatet në parlament, jashtë ambienteve të kuvendit janë paralajmëruar tubime të tjera në shenjë proteste ndaj masave shtrënguese.

Recommended