Nis trajnimi i policëve për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nënkryetari i KQZ Denar Biba pret qe policia të tregojë se nuk ka ngjyrime politike në ditën e zgjedhjeve. Gjatë aktivitetit për nisjen e trajnimit të uniformave blu për per procesin e zgjedhjeve lokale Biba solli në vëmendje një rast personal. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi siguroi se uniformat blu do të jenë te paanshme në punën e tyre dhe do të garantojë sigurinë e votës së lirë. Nisja e fazës së parë të trajnimit u përshëndet dhe nga kreu i prezencës së OSBE në Shqipëri Florian Raunig. Ai u shpreh se policia do te qëndroje e paanshme në këtë proces dhe do të punojë me profesionalizëm. Në fazën e parë të trajnimit, do të marrin pjesë 110 zyrtarë të nivelit të lartë e të mesëm të policisë, përfshirë zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e qarqeve, drejtorët e policisë kufitare dhe të emigracionit, si dhe shefat e komisariateve. Më pas, Prezenca e OSBE-së do të trajnojë 6 grupe, të cilat do ta shtrijnë trajnimin te rreth 6 300 punonjës.

Recommended