Zgjedhjet në PE, një shqiptare për herë të parë eurodeputete - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian.Arbra do të përfaqësojë Suedinë në PE, ndërsa lajmin për fitoren e saj e njoftoi fillimisht ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në një postim në Facebook nga ku I uroi suksese eurodeputetes shqiptare.?Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!?Krahas Pacollit edhe kreu demorkat, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me fitoren e Kokalarit. Në një postim në ?Facebook?, Basha shprehet se e telefonojë personalisht Kokalarin dhe se I uroj suksese eurodeputetes për detyrën.?Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane! Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian! Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik! Dua po kështu t?ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!?
Recommended