Skena e rrëmbimit të 10 milionë lekëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Video e kamerave të sigurisë tregon momentet e grabitjes së bankës ditën e premte, ne drekë, në afërsi të Stacionit të Trenit. Tashmë të sekuestruara nga hetuesit, pamjet tregojnë qartë se grabitja ka qenë e mirëorganizuar. Tre grabitësit kanë gjurmuar nga pas punonjësit e bankës, të cilët po dërgonin paratë në autoblindë për t?i transportuar më pas në thesarin e shtetit. Nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin dy thasë më para ndërkohë që në një moment njëri prej grabitësve qëllon me shuplakë rojen e sigurisë. Kamerat më pas fiksojnë daljen e grabitësve me paratë. Ata kanë kapuçe në kokë, ndërsa dy prej tyre mbajnë çanta sportive. Shuma e grabitur sipas hetuesve arrin në 10 milionë lekë. Sipas policisë të dyshuarit kanë kërcënuar punonjësin e sigurisë i cili do të bënte shoqërimin e parave dhe i kanë marrë automjetin e bankës duke u larguar në drejtim të rrugës Siri Kodra. Në afërsi të shinave të trenit të dyshuarit braktisën makinën e bankës, ndërsa nga të dhënat e policisë ata janë ndihmuar nga një tjetër automjet tip Volsvagen. Hetuesit dyshojnë se një person i 4-t ka ndihmuar grabitësit të largohen, pasi lëvizja e parave në këmbë është mjaft e vështirë. Edhe pse nuk ka të dhëna mbi personin tjetër të përfshirë në grabitje, policia ka vetëm llojin e automjetit, një Volsvagen tip Polo ngjyrë të bardhë. Deri më tani policia nuk ka asnjë të dhënë mbi identitetin e grabitësve të cilët qëlluan dhe në ajër gjatë arratisë. Për këtë nisën kontrollet shtëpi më shtëpi ndërkohë që në operacion janë përfshirë dhe forcat RENEA pas dyshimeve se të dyshuarit fshihen në zonën e Paskuqanit.

Recommended