http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarisht qeveria shqiptare ka nisur një betejë ligjore me kompaninë që kishte me koncesion shërbimin e kontenierëve në Portin e Durrësit. Betejë e cila ka përfunduar në Arbitrazh. Por edhe pse kontrata koncesionare është prishur në fillim të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur kompaninë ?Durrës Contenier Terminal?, me 5 milionë lekë, ose sa 0.43% të xhiros së vitit 2019. Vendimi daton në muajin qershor të këtij viti, por autoriteti e publikoi vetëm një ditë më parë. Arsyetimi është se kompania koncesionare ka abuzuar me tarifat që ka aplikuar. ?Në respektim të kontratës koncesionare Durrës Conterier terminal SHA merr përsipër që të mos aplikojë, zbatojë, vjelë, imponojë ose kërkojë, në çdo lloj forme, pagesa, tarifa, taksa apo pagesa të tjera të ndryshme të cilat përcaktohen në mënyrë ekskluzive nga Autoriteti Portual. Në rastin konkret kompania ka aplikuar një tarifë shtesë në mënyrë të padrejtë, e cila nuk është e miratuar dhe nuk është prezent në librin e tarifave të publikuara në faqen zyrtare të Autiteti Portual të Durrësit?, thuhet në vendim. Hetimi i Konkurrencës ka nisur pas ankesave të subjekteve që operojnë në Portin e Durrësit. Duke qenë se shërbimi i ngarkim-shkarkimit të kontenierëve ofrohej nga kjo kompani, Lonkurrenca konstaton se ajo ka abuzuar me pozitën e saj monopol. Autoriteti vendosi: konstatimin e abuzimit me pozitën dominuese të ndërmarrjes ?Durres Container Terminal? SHA në tregun e shërbimit të mbushjes dhe zbrazjes së konteinerëve në Terminalin e Konteinerëve Durrës, gjatë periudhës së ushtrimit të aktivitetit. Gjobitjen e ndërmarrjes ?Durrës Container Terminal? SHA për shkelje të rëndë të konkurrencës në masën 0,43 % të xhiros së ndërmarrjes të vitit paraardhës financiar, në shumën 5,052,370 Lekë. Aktualisht Autoriteti Portual i Durrësit është në proces për të dhënë sërish me koncesion shërbimin e kontenierëve, një garë kjo e cila shoqërohet me pikëpyetje lidhur me efektivitetin që do të sjellë në përmirësimin e shërbimit për subjektet tregtare apo edhe për vetë riskun që merr përsipër porti. Vlera e koncesionit është 30 milionë euro me afat 5 vjeçar.

Category
📺
TV