Tarifat e reja të celularëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo thirrje telefonike kundrejt çdo operatori celular do te ketë te njëjtin çmim. Agjencia e Komunikimeve Elektronike ka marre vendim për te kufizuar përdorimin masiv te ofertave dhe paketave qe kompanitë ofrojnë dhe te detyroje bashkëveprimin mes operatoreve ne treg. Ky fakt mund te shoqërohet edhe me tarifa me te shtrenjta për konsumatorët ne raport me paketat qe aplikohen aktualisht. Shkak i këtij vendimi te AKEP është bere ankesa e operatoreve me tregun me te vogël, te cilët kane shprehur shqetësimin e vazhdueshëm se kompanitë e mëdha po aplikojnë tarifa diskriminuese për thirrjet jashtë rrjetit. Por mbetet për t?u pare nëse ky vendim do te ndikoje negativisht ose jo tek konsumatori??? Kjo është një nga masat me te forta qe AKEP ka marre për te rregulluar tregun e telefonisë celulare, por ky vendim ende nuk ka gjetur zbatim ne praktike pasi kompanitë kane apeluar vendimin e AKEPIT. Deri ne nje vendim te dyte te AKEP janë ne fuqi planet aktuale tarifore.

Recommended