Tarifat e ujit mund të rriten, Enti Rregullator: Reforma ka dështuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Enti Rregullator i Ujit është i mendimit se ka hapësira që në të gjitha shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve në Tirane dhe rrethe të rriten tarifat. Përjashtim bëjnë vetëm bashkia Korçë dhe ajo e Durrësit. Këtë mendim kreu i entit e bazon në të dhënat që dalin nga INSTATI lidhur me përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve për të paguar.Duke folur mbi situatën ekonomike financiare të ujësjellës- kanalizimeve gjatë vitit që lamë pas, kreu i entit rregullator foli për rezultate surprizë të reformës së ujit. Afro tre vite më parë qeveria ndërmori një reformë për të reduktuar lidhjet e paligjshme në këtë sektor, por projekti mund të konsiderohet i dështuar. Ne kishim një projeksion, në fillim të reformës që të kishim një përmirësim në këtë sektor në masën 20%. Por ajo që mund të themi është se rezultati arriti vetëm në 1.5%. problemet vijojnë të jenë të mëdha në këtë sektor.-u shpreh Ndriçim Shani, kreu i ERRU-së.Aktualisht, nga 587 shoqëri ujsellësish që operojnë në vend, vetëm 42 prej tyre arrijnë të mbulojnë shpenzimet, pjesa tjetër vijon të marrë para nga buxheti.

Recommended