Basha: Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Brukseli ku u takua me krerë të Partive Popullore Europiane, është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje për rikthimin e opozitës në Kuvend. Zoti Basha nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e dekriminalizimit të Parlamentit sipas tij, dhe mirëfunksionimin e tij.Lulzim Basha thekson:?Unë nesër do të takoj në Tiranë zotin Flekenshtajn dhe të hënën zotin Kukan. Shpresat dhe besimi im është që përmes reflektimit në përputhje me problemet kryesore që shkaktuan këtë gjendje, qe ishte përdorimi i dhunës me skenarë të mirëorganizuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër opozitës si dhe shkelja flagrante e kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga shumica, të tejkalojmë këtë situatë përmes një marrëveshje politike, do t?i hapim rrugë rikthimit të normalitetit të parlamentit të Shqipërisë.?Kryeopozitari Basha ka theksuar edhe njëherë se dekriminalizimi i Kuvendit dhe i institucioneve të larta shtetërore, është jetik për integrimin europian.

Recommended