Bushati: koha për një kapitull te ri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhuna e ushtruar ne ndeshjen e 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë s?ben gje tjetër veçse dëmton marrëdhëniet mes shteteve ne rajonin e Ballkanit. Ky ka qene qëndrimi i numrit nje te diplomacisë shqiptare ne Beograd duke folur para ministerialit te Beogradit. Bushati tha se Shqipëria është e vendosur per te hapur nje kapitull te ri ne rajon. Ne besojmë se askush nuk përfiton nga dhuna, provokimet dhe incidente. ky rajon ka patur mjaft konflikte, lufta, pastrime etnike dhe akuza te nderjellta. ne jemi te vendosur per te hapur nje kapitull te ri bashkëpunimi me Serbinë dhe vendet e tjera te rajonit. takimi mes dy kryeministrave është padyshim një hap pozitiv, pasi një dialog i nivelit të lartë krijon një marrëdhënie dypalëshe shumë të fortë. I pyetur per projektin e Shqipërisë se Madhe, Bushati tha se Tirana zyrtare e konsideron Kosovën nje aleat strategjik ne rajon ndërsa shtoi se lobon per njohjen pavarësisë se saj. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë raporte me një atë të një aleati strategjik. ne jemi i njëjti komb, i njëjti gjak, kemi gjuhe dhe zakone te përbashkëta. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ndodhen per nje vizite dy ditore ne serbi per te marre pjese ne takimin e bashkëpunimit te përforcuar qe drejtohet nga Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle. Kjo nisme qe koordinohet nga Komisioni Evropian ka si qellim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e vendeve tona ne bashkimin evropian. Ne kete takim marrin pjese 6 vendeve te rajonit ndërkohë qe kjo eshte hera e pare qe ne Beograd ulet ne nje tryeze te këtij niveli edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Recommended