Rriten gjobat për "duhanin" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Gjashtëfishohet gjoba e administratoreve te lokaleve nëse lejojnë te pihet duhan ne ambientet e mbyllura . Ne këtë mënyre një administrator do te gjobitet ashtu si edhe pronari me 300 mije leke te rinj. Ndërsa gjoba e duhanpirësit nuk ndryshon, 5 mije leke te rinj. Mazhoranca propozoi qe gjysma e vlerës se gjobave te vjelura, te mos i shkoje buxhetit te shtetit, por specifikisht Ministrisë se Shëndetësisë për promocion kundër duhanpirjes. Opozita u shpreh kundër kontrolleve nga disa inspektorate si mënyre për abuzime, por me shumice votash kjo pike e projektligjit u miratua. Sipas projektligjit te duhanit, ai është i ndaluar te konsumohet vetëm ne ambientet e mbyllura, ndërsa ne ato te hapura përfshire edhe lokalet verore do te lejohet. Deputetet e cilësuan te pamundur edhe ndarjen e ambienteve ne dy pjese për duhanpirës dhe jo, pavarësisht se kjo metode aplikohet ne disa shtete te Europes.

Recommended