Përgatitjet për vitin e ri shkollor, kontrollohen nxënësit për vaksinat - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Asnjë fëmijë i moshës nga 3 deri në 18 vjeç nuk do të pranohet në sistemin arsimor nëse nuk ka kryer të gjitha vaksinat sipas kalendarit të tyre.Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Edmond Kalthi thotë se në bazë të verifikimeve 95% e fëmijëve janë të vaksinuar, ndërsa po punohet për vaksinimin edhe të pjesës tjetër.Nxënësit e Durrësit kanë këtë vit kushte më të mira për zhvillimin e mësimit. Infrastruktura arsimore është përmirësuar ndjeshëm, ndërkohë që nuk ka më mbingarkesa përsa i përket numrit në klasa.Ka përfunduar ndërtimi i plotë apo rikonstruksioni në shkollat 9-vjeçare në Arapaj dhe shkollën Marie Kaçulini, ndërsa me kushte bashkëkohore pritet të nisë mësimi edhe në shkollën e mesme Leonik Tomeo këtë të hënë.Këtë vit do ta nisin mësimin për herë të parë 1881 nxënës, ndërsa në klasën e 10, në arsimin parauniversitar, do të jenë në klasa RRETH 1500 nxënës.Drejtori i Drejtorisë Rajonalë të Arsimit parauniversitar në Korçë Kristaq Grabocka u ndal tek problemi I klasave kolektive.Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Korçë siguron se pothuajse nuk ka problem me tekstet, ndërkohe që SIGURON se edhe ato dy apo tri tituj që mungojnë do të jenë në dorën e nxënësve brenda datës 10 shtator.
Recommended