Rama: Kryeministrin e përcakton Kushtetuta - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se posti i kryeministrit, nëse e majta fiton zgjedhjet, nuk është një çështje e debatueshme mes partive aleate pasi përgjigjen ia ka dhënë Kushtetuta e vendit. Duke komentuar debatin e provokuar nga një qëndrim publik i Nasip Naços të LSI-së, Rama tha se PS-ja është forca udhëheqëse e Aleancës. "Të jeni të sigurt se asnjë lloj diversioni mbi fjalime apo fjali të thëna në fushatë elektorale nuk funksionon. Aleanca për Shqipërinë Europiane është kompakte. PS është forca udhëheqëse e kësaj aleancë, në sintoni me LSI si pjesa tjetër e boshtit strategjik. Mos kini as merakun më të vogël se kush do jetë kryeministri pas fitores është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për t'u zgjidhur bazuar mbi atë që thotë Kushtetuta dhe vullneti i popullit Saliu, po peshkon në tokë të thatë". Lideri i PS-së nënvizoi se marrëveshja me ish-kryeministrin britanik Toni Bler është transparente dhe synon ndihmesën për një qeverisje më të mirë, të së majtës. Rama akuzoi mazhorancën se po përdor paratë e shqiptarëve për të paguar kompani lobuese, që dizinformojnë ndërkombëtarët. Kreu i opozitës tha se në ditët ardhshme qytetarët do të kenë në dorë programin qeverisës më të cilin konkurrohet në 23 qershor, por shtoi se e djathta e kryeministrit Berisha, po kopjon përditë pjesë të tij.