Diplomati danez për presidentin - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Ambasadori i Danimarkës vendit qe mban presidencën e radhës se bashkimit evropian Karsten Jensen, i bën apel politikes shqiptare te mos e përqendrojë debatin tek numrat apo tek lidhjet politike, por tek integriteti i njeriut qe do te jete kreu i shtetit shqiptar. Sipas ambasadorit danez e rëndësishme është qe presidenti te jete mishërim i unitetit kombëtar.
"Mendoj se shqiptaret kane nevoje për një president te pavarur, me integritet te larte; qe mund te jete simbol i unitetit te qytetareve dhe qe mund te bashkoje popullin shqiptar. Nuk mendoj se lidhjet partiake domosdoshmërish janë te rëndësishme. Nëse shihni historinë shqiptare, ju keni patur presidente qe vinin nga parti te ndryshme qe e kane përmbushur detyrën për te qene përfaqësues te popullit. Megjithatë mendoj se gjithashtu është e rëndësishme qe te zgjerojmë këndvështrimin. Presidenti nuk ka pse te jete domosdoshmërish një politikan, unë mendoj se shume njerëz ne Shqipëri kane integritetin e nevojshme qe te jete mishërim i unitetit kombëtar dhe interesit kombëtar" është shprehur ambasadori danez. Por ambasadori apelon qe njeriu qe do te vendoset ne krye te shtetit te mos jete një zgjatim i qeverise apo i opozitës duke theksuar se zgjedhja e presidentit është një test për demokracinë shqiptare. "Kushtetuta e thotë se si duhet te ecin procedurat, gjithsesi unë mendoj se është e rëndësishme te shihet edhe fryma kushtetuese. Dhe fryma është qe personi qe zgjidhet president duhet te përfaqësoje te gjithë popullin, ai nuk mund te jete thjesht një zgjerim i qeverise p.sh apo i opozitës. Dhe, e kam thënë edhe here te tjera , mendoj se këto zgjedhje presidenciale do te jene test për demokracinë shqiptare, kjo është një kohe kur Shqipëria mund te tregoje se e kupton vërtet sjelljen demokratike dhe dëshiron ta mbaje vendin ne rrjedhën demokratike" ka mbaruar fjalën e tij ambasadori. Edhe pse nuk ka ende asnjë kandidature zyrtare, për postin e presidentit, ambasadoret e akredituar ne tirane kane bere shpesh apel për një figure me integritet, qe përfaqëson unitetin e popullit, sipas frymës se kushtetutës.

Denmark's ambassador to the country holds the rotating European Union Karsten Jensen, appeals to the Albanian policy debate to focus not on numbers or political affiliations, but to the integrity of the man who will be head of state. According to the Danish ambassador's important is that the president be the embodiment of national unity.
"I think that Albanians need for an independent president, with the highest integrity, which may be a symbol of unity of the citizens, who can unite the Albanian people. Not necessarily think that party ties are important. If you look at history, you've had presidents who came from different parties who have fulfilled the task to be representative of the people. However I think it is also important to expand the view. The President need not necessarily be a politician, I think that many people in Bangladesh have the integrity necessary to be the embodiment of n...

Recommended