“Sistemi Danez, i komplikuar” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sistemi zgjedhor danez i propozuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim është një nga opsionet e fundit të shtruara në tryezën e reformës elektorale. Vizion Plus kontaktoi me ambasadorin e Danimarkës në Shqipëri Rene Dinesen, i cili u shpreh se ky sistem elektoral i përdorur ne vendin e tij është i komplikuar.RENE DINESENAMBASADOR I DANIMARKES NE SHQIPERINe jemi mjaft të lumtur me sistemin tonë elektoral disi të komplikuar në Danimarkë (D?Hondt). Në vendin tonë sigurisht që nuk kemi një patentë mbi këtë model, pasi përdoret në shumë vende në të gjithë botën. Është referuar edhe si modeli Jefferson, për shkak të sistemit të përdorur nga Shtëpia e Përfaqësuesve në SHBA.Diplomati danez tha për Vizion Plus se nuk i ka këshilluar aktoret politike në Shqipëri në lidhje me aplikimin e modelit zgjedhor të vendit te tij. RENE DINESENAMBASADOR I DANIMARKES NE SHQIPERINuk kam kompetencën për të vlerësuar nëse ky do të ishte sistemi më i mirë për Shqipërinë. Dhe pyetja është sigurisht një pyetje politike, për të cilën unë si ambasador nuk do të shpreh mendim mbi këtë çështje, por me kënaqësi u lihet politikanëve shqiptarë dhe Parlamentit të vendosin. Prandaj nuk kam dhënë këshilla për aktorët politikë shqiptarë për mundësinë e përdorimit të një modeli zgjedhor në Shqipëri të krahasueshëm me atë të përdorur në Danimarkë.Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes proporcionalit rajonal me korrektim kombëtar e me lista të hapura. Kjo do të thotë se nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin. Ky lloj sistemi përfshin dy lista për tu votuar. E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive. Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar. Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ?partive të vjetra?.
Recommended