Ekipi serb shëtitje të shkurtër me helikopter mbi kokë

  • 9 years ago
TIRANE - Futbollistët e ekipit serb kanë kaluar natën në Hotel ?Sheraton? në Tiranë?por para se të nisen për në Elbasan në përballjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, këtë mëngjes futbollistët kanë zgjedhur të bëjnë një shëtitje të shkurtër relaksuese.

Gazetarja e televizionit Report TV Joniada Koçi ka fotografuar ekskluzivisht ekipin serb teksa dalin nga hoteli, ata ecin në këmbë në drejtim të presidencës dhe pas pak çastesh janë kthyer sërish në Sheraton. Një shëtitje fare e shkurtër, disa minutëshe por që në fakt ka angazhuar dhjetëra forca policie që kanë shoqëruar ekipin e kombëtares serbe ndërsa një helikopter ka monitoruar nga ajri gjatë gjithë kohës.

Kjo është kombëtarja e vetme e cila nuk kryen stërvitje para ndeshjes, kjo për shkaqe sigurie.

Recommended