PD përsërit akuzat ndaj Tahirit Ristani: Ministri të japë dorëheqjen

  • 9 years ago
Partia Demokratike edhe gjatë ditë së sotme ka përsëritur të njëjtat akuza ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Selia blu nuk ka fakte të reja por theksoin se Tahiri duhet të japë dorëheqjen për shkak se po bashkëpunon me krimin.

Në një deklaratë për mediat Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani tha se makina private e Tahirit përdoret për trafik dorge nga kushërinjtë Habilajt.

Ristani vijoi akuzat se edhe për shefin e kufirit të Dhërmiut i cili sipas selisë blu po magazinon drogën e cila më pas niset për në Itali.

?Saimir Tahiri vazhdon të ndajë makinën e tij private me Habilajt që sipas oficerit të lartë të anti-drogës Zagani, kryejnë trafikun më të madh të Drogës në zonën e Vlorës. Që trafiku të jetë edhe më i sigurtë, Tahiri ka vënë në dispozicion të bandës edhe shefin e kufirit të Dhërmiut. Fakte dhe prova tronditëse kemi publikuar në mënyrë të përsëritur. Ai vazhdon prej 36 ditësh të qëndrojë në detyrë, edhe pse është provuar publikisht se ka lidhje me bandat e drogës, edhe pse është ministri i brendshëm më i diskredituar në rajon e më gjërë. Makina private e ministrit përdoret nga banda kur ata kanë mall për të kaluar, e më pas përdoret nga Tahiri kur shkon me pushime. Dreka dhe darka e lidhje të ngushta të Habilajve me shefin e kufirit të Dhërmiut pikërisht të zonës ku magazinohet droga e bëhet gati për tu nisur për Itali?- u shpreh Ristani.

Deputeti demokrat tha se sistemi TIMS e vërteton që makina e Tahirit është e implikuar në transportin e narkotikëve. Strazimiri nënvizoi se anti-mafja italiane është e shqetësuar për trafikun e drogës që shkon nga shqipëria në drejtim të Italisë.

?Kjo e vërtetuar disa herë nga sistemi TIMS. Anti-mafia italiane e shqetësuar për volumin e madh të narkotikëve që shkon andej nga Shqipëria.Shtypi Italian i tronditur nga akuzat që rëndojnë ndaj ministrit të brendshëm shqiptar. E megjithatë, për Saimir Tahirin asgjë nuk ka ndodhur. Edhe për Edi Ramën asgjë nuk ka ndodhur, ai vazhdon të jetë krenar për bëmat e Saimirit të tij?, u shpreh deputeti demokrat.

Ristani përfundoi fjalën duke thënë ?Ndërsa në realitet, droga ka pushtuar vendin, krimi fiton terren çdo ditë, trupa e punonjësve të policisë dhe oficerëve kanë ulur kokën, pasi kanë mbi krye një ministër që qeveris me krimin, me bandat. Kjo është situata dramatike ku kemi mbërritur.Tahiri duhet të largohet një orë e më parë, inkriminimi i tij është një barrë për vendin për qytetarët, për rendin dhe sigurinë?.

Recommended