Partia Demokratike risolli në vëmendje edhe këtë të shtunë akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në një dalje për mediat, deputetja demokrate Albana Vokshi, akuzoi kryeministrin Rama se po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen ?339?.
Vokshi tha se Vangjush Dako është autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat dhe si i tillë duhet të arrestohet pa vonesë.
Çdo ditë në liri, shtoi Vokshi, Dako shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-perserit-akuzat-dakon-rama-mban-peng-dosjen-339-arrestimin-e-tij