OKB, Rama: Ndaj ekstremizmit të dhunshëm të përdoret ushtria

  • 9 years ago
Kryeministri, Edi Rama në fjalën e mbajtur në Organizatën e Kombëve të Bashkuara ka shprehur mendimin se për të mposhtur ekstremizmin e dhunshëm duhet përdorur forcë ushtarake. Rama theksoi se duhet të ketë strategji politike dhe ushtarake.

Ja fjala e plotë e kryeministrit Rama në OKB:

Unë jam udhëheqës i një vendi ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë në vëllazëri fetare, dhe i një vendi me një histori të lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Unë jam udhëheqës i një vendi, Shqipërisë, i cili pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohemi, ka bërë përparime të mëdha duke treguar se si mund të jetë një komb i karakterizuar nga harmonia midis besimeve të ndryshme. Momenti më i rëndësishëm i karrierës sime si Kryeministër deri tani ka qenë vizita e Papës në kryeqytetin shqiptar.

Pra, ndërsa njerëzit e të gjitha besimeve ose të asnjë lloj besimi dolën për të mirëpritur Papa Françeskun, unë u ndjeva krenar që jam shqiptar, unë u ndjeva krenar që jam ballkanas.

Sepse unë besoj se ai moment që u përjetua në Ballkan ka një rëndësi më të gjerë shumë, në kuadrin e sfidave të mëdha me të cilat po përballemi të gjithë së bashku.

Kërcënimi nga radikalizmi i ideologjive dhe veçanërisht ekstremizmi i dhunshëm xhihadist nuk do të mposhten lehtë.

Duhet të përdoret forcë ushtarake, por në fund, për të mposhtur ideologjinë, ne duhet të fitojmë këtë betejë për mendjet dhe zemrat e brezave të ardhshëm, sepse është fuqia e ëndrrave të tyre që e bën ndryshimin një realitet të përditshëm.

Recommended