Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe prokurorinë se po zvarrit hetimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho thotë se Rama refuzon kërkesën e PD për të ngritur pa vonesë komisionin hetimor parlamentar për rolin e Tahirit në trafikun e drogës.
Spaho: Në përpjekje për ta zvarritur sërish të drejtën kushtetuese të opozitës për të kontrolluar qeverisjen, që në këtë rast është bashkëqeverisje me bandat, Partia Socialiste kërkoi kohë për t?u njohur me kërkesën tonë për komision hetimor.
Pasi e bllokuan për gati një vit hetimin nga parlamenti të veprimeve të Saimir Tahirit dhe Edi Ramës për trafikun e drogës, duke mos na vënë në dispozicion asnjë dokument, kërkuan që të njihen me ndryshimet që ne kemi paraqitur në kërkesën për komision hetimor, megjithëse kërkesa është depozituar që në datën 1 Shkurt 2019.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-akuza-qeverise-spaho-rama-skeme-te-zvarritur-hetimet-ndaj-tahirit
Follow Ora News Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Be the first to comment