Apeli nuk ndyshon dënimin për Xhuvanin: 35 vjet pas hekurave

  • 9 years ago
TIRANË - Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS Luiza Xhuvanit do vijojë të qëndrojë 35 vite burg për akuzën e katër vrasjeve të kryera në një lokal nate në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, ka qenë Gjykata e Apelit Tiranë që ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 35 vite burg për Kostandin Xhuvanin.

Gjykata ka shqyrtuar dy kërkesa, atë të Prokurorisë për ta dënuar me burgim të përjetshëm Xhuvanin, dhe atë të palës mbrojtëse për të dhënë një dënim më të ulët. Por Gjykata e Apelit vendosi të lë të pandryshuar dënimin me 35 vjet burg dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Kjo masë dënimi është dhënë falë pranimit nga gjykata të kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar, pasi nëse nuk do ishte pranuar atëherë Xhuvani do ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Xhuvani u akuzua se, mbrëmjen e 4 nëntorit 2014, vrau shtetasit Arbër Demiraj, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo. Pas ngjarjes, Xhuvani tentoi të largohej nga vendi i krimit, por u arrestua nga policia, edhe pse bëri rezistencë.

Recommended