Ora News - Apeli Shkodër nuk pranon kërkesën për ndalimin e HEC-eve në Valbonë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit në Shkodër e rezfuoi pranimin e kërkesës për ndalimin e punimeve për ndërtimin e tre hidrocentraleve në lumin Valbona në Tropojë.

Pretendimi i trupës gjykuese me relatore Vojsava Osmanaj dhe anëtarë Astrit Kalanë dhe Hajrie Muçmatajn, ishte se përmbaruesi Eduart Mrishaj ka sjellë me vonesë ankimimin.

Gjyqi u ndoq nga afër prej aktivistëve të shoqërisë civile dhe banorëve të zonës që kishin ardhur nga Tropoja.

Në përfundim të seancës ata konfirmuan qëndrimin e tyre për të mbrojtur deri në fund Valbonën nga ndërtimi i Hidrocentraleve.

Madje për të arritur qëllimin e tyre, janë gati të përdorin edhe dhunën.

Aktivisti: Nuk jemi të kënaqur. Gjyqtari nuk u mor me çështjen në themel por u mor me procedurën, ku sipas tij Përmbaruesi i Bajram Currit nuk ka respektuar afatet dhe nuk ka dhënë asnjë arsye për vonesën e tij. Apeli është dhe për Kryeministrin që bashkë me Ministrin Klosi në mënyrë politike dhe jo ligjore ndërhyri dhe ndërpreu HEC-et në kanionet e Osumit ndërsa për Valbonën thonë nuk kam çfarë të bëj.Kjo mund të zgjidhet në mënyrë civile dhe politike, këta i kanë blerë të gjithë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apeli-shkoder-nuk-pranon-kerkesen-ndalimin-e-hec-eve-ne-valbone

Recommended