A1 Report - Nis kontrolli ndaj SHISH-it mazhoranca te Ajazi pa opoziten

  • 9 years ago
TIRANE -- Për një periudhë një mujore Shërbimi Informativ Shtëtëror do të vihet në "sitën" e një grupi të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të inspektojnë këtë institucion mbi ligjshmërinë e një shkrese sekrete të dhejtorit 2013 dërguar drejtorëve të SHISH në prefektura, ku kërkohet informacion për drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Tre deputetë të mazhorancës janë paraqitur sot në zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i kanë prezantuar kreut të SHISH, Visho Ajazit programin se si do të kryhet kontrolli.

Në zyrat e këtij institucioni ishin të pranishëm vetëm deputetët e Partisë Socialiste, Piro Lutaj, Xhamal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, pasi opozita nuk ka pranuar të japë emrat e saj dhe të bëhet pjesë e këtij grupi.

Grupi i deputetëve të Kuvendit do të inspektojnë këtë institucion mbi verifikimin e ligjshmërisë së shkresës sekrete dërguar drejtorëve të SHISH në prefektura ku kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore, emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit.

Ngritja e një grupi hetimor për të ushtruar Kontroll në Shërbimin Informativ për veprimtarinë e tij u miratua me votat e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë më 23 Prill të këtij viti. Opozita braktisi mbledhjen dhe nuk dha dy emrat e saj, pjesë e këtij grupi hetimor. Opozita nuk pranoi të bëhet pjesë e këtij grupi hetimor me argumentin sipas tyre se në më parë duhet marrë "nga sirtaret" e Kuvendit projektligji për kontrollet e sigurisë Kombëtare.