Ora News - Sesioni i ri nis me bojkot, mazhoranca fton opozitën për konsensus

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sesion i ri parlamentar nisi me ftesën e maxhorancës për bashkëpunim ndaj opozitës që mungoi. Në fillim ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili ftoi opozitën për konsensus për ligjin e magjistratëve.

Ruçi: Këshilli për Legjislacionin nuk e përmbushi detyrën për shqyrtimin e ndryshimeve për zbatimin e pesë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosmiratimi i Ligjit për Magjistraturën tregoi se dakortësia për nevojën e pastrimit nuk u mbështet nga konsensusi për ndërtimin e arkitekturës së sistemit. Kemi rast ta korrigjojmë këtë në sesionin e ri.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zgjodhën që parlamentin e tyre ta zhvillonin në Shkodër, e megjithatë, mungesën e tyre ia dolën që të kushtëzonin fjalimin e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili nga foltorja i ftoi për bashkëpunim për ligjin zgjedhor.

Balla: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t?i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore.

Lidhur me ngjarjet kriminale ditët e fundit në Shkodër, Balla i kërkoi ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të marrë masa për të vënë përpara drejtësisë autorët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mazhoranca-fton-opoziten-konsensus-magjistraturen-dhe-kodin-zgjedhor

Recommended