A1 Report - Ekspozita, inventarizohet vepra artistike e fotografit Kristaq Sotiri

  • 9 years ago
KORCE - Një ekspozitë fotografike me titullin "Kristaq Sotiri, artisti i muzës shqiptare" është hapur në Muzeun e Arsimit në Korçë me rastin e përfundimit të inventarizimit dhe dixhitalizimit të 13 726 pamjeve fotografike në xham dhe filmave, por edhe sendeve personale të mjeshtrit korçar të fotografisë.

Në ekspozitën ku u shfaqën 70 pamje në origjinal të fotografit të madh ka marrë pjesë edhe zv/ministri i Kulturës, Zef Cuni, i cili e ka konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm sa i takon ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.

Fototeka Sotir konsiderohet një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kultutore. Mjeshtri i madh i fotografisë ka realizuar punën e tij në gjysmën e parë të shekullit 20.

Recommended