Report Tv-Ekspozita “Nëntori 21” bënë bashkë 25 artistë

  • 6 years ago
Tre breza artistësh pamorë sjellin në ekspozitën e çelur në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore tre lloj konceptesh për gjërat, që i preokupojnë dhe që kanë më përzemër. Janë subjekte të influencuara nga jeta, që kanë bërë bashkë artistët më në zë, si Zef Shoshi, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Gazmend Leka, por jo vetëm.

25 artistët në 45 tablotë që sjellin në kuadër të edicionit 21 të ekspozitës ?Nëntori?, trajtojnë tema të ditës, si shkatërrimi i natyrës, grackat, peizazhi shqiptar i stilizuar, por pa harruar figurën tonë kombëtare, Skënderbeun. Piktori Besim Tula flet për kamerën e ?Report Tv? këtë bashkëpunim mes tre brezave.

Është e vazhdueshme prej kaq kohësh, se që në themelin e saj kanë qenë ftuar pedagogët tanë, brezi i mesëm edhe më të rinjtë. Tre breza janë edhe tre lloj konceptesh, secili sjell ato që e preokupojnë edhe ato që kanë më përemër, që ja vlen edhe të punosh. Ndonjëherë, në arte vizuale, subjektin e ndërton jeta.

Besim Tula, piktor

Recommended