Ndotja në pikat turistike në Elbasan, asnjë masë në prag të sezonit të ri turistik

  • 9 years ago
Edhe pse sezoni turistik po afron, në qytetin e Elbasanit nuk po merret asnjë masë për pastrimin e pikave turistike ku mbeturinat janë të hedhura pa kriter.
Qyteti i Elbasanit njihet si një pre qyteteve më të ndotura për shkak të industries, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se dhe ato pak zona të gjelbra janë transformuar në kosha mbeturinash. Në komunën e Shirgjanit mbetjet janë prezente kudo, ndërkohë që sipas kryetarit të komunës Mustafa Shehu, një zgjidhje e përhershme do të ishte realizimi i një vend grumbullimi të mbetjeve ose krijimi i një landfilli, që do ti jepte fund këtij problemi.
Aktualisht në projektet e Bashkisë parashikohet ndërtimi i një Landfilli, në komunën e Bradasheshit. Ky investim do të jetë mjaft i rëndësishëm përsa i përket mbledhjes së mbeturinave, por jo një zgjidhje përfundimtare.

Recommended